Aksesoni llogaritë tuaja personale dhe kryeni veprime bankare shumë thjesht nga telefoni, apo tableti juaj.
Nga ky aplikacion ju mund të:
• Menaxhoni kursimet 24/7 - Transferoni fonde në llogarinë tuaj FlexSave sa herë që dëshironi.
• Kryeni transferta brenda bankës (llogarive tuaja në të njejtën monedhë si dhe monedha të ndryshme, apo palëve të treta)
• Transferoni para drejt klientëve në banka të tjera në vend
• Hapni Depozita me Afat
• Rrisni limitin e kartës për blerje online, deri në 5,000 Eur/ 700,000 ALL në ditë
• Rrisni limitin e kartës për tërheqje në ATM, deri në 7,000 Eur/ 1,000,000 ALL në ditë
• Bllokoni dhe zhbllokoni vetë kartën tuaj në raste emergjence (psh. nëse ju humbet, etj.)
Çfarë nevojitet për të përdorur "ProCredit Albania" App?
Mjafton që ju të keni shërbimin e internet banking në ProCredit Bank dhe të keni në telefonin tuaj aplikacionin e emërtuar "ProCredit Albania". Për të hyrë në aplikacion duhet të përdoret emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi që ju përdorni për të hyrë në e-banking.
Si të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj?
Këtë aplikacion mund ta gjeni në Apple Store apo Play Store, ose klikoni direkt në këto links (në varësi të aparatit tuaj celular):
Dëshironi më tepër informacion?
Ju mund të kontaktoni Qendrën tonë të Kontaktit në +355 42 389 389, ose dërgoni e-mail në adresën informacion@procredit-group.com.