m-Banking - Banka në telefonin tuaj!

11/2/2020

Aksesoni llogaritë tuaja personale dhe kryeni veprime bankare shumë thjesht nga telefoni, apo tableti juaj.

Nga ky aplikacion ju mund të:
•    Menaxhoni kursimet 24/7 - Transferoni fonde në llogarinë tuaj FlexSave sa herë që dëshironi.
•    Kryeni transferta brenda bankës (llogarive tuaja në të njejtën monedhë si dhe monedha të ndryshme, apo palëve të treta)
•    Transferoni para drejt klientëve në banka të tjera në vend
•    Hapni Depozita me Afat
•    Rrisni limitin e kartës për blerje online, deri në 5,000 Eur/ 700,000 ALL në ditë
•    Rrisni limitin e kartës për tërheqje në ATM, deri në 7,000 Eur/ 1,000,000 ALL në ditë
•    Bllokoni dhe zhbllokoni vetë kartën tuaj në raste emergjence (psh. nëse ju humbet, etj.)

Për të përdorur edhe shërbimet e reja ju duhet të keni versionin e fundit të aplikacionin "ProCredit Albania". Për këtë, në varësi të tipit të telefonit tuaj shkarkoni/ përditësoni në Apple Store apo Play Store këtë aplikacion. Si dhe të keni aplikuar në bankë dhe të keni aktive metodën e sigurisë m-Tan (e domosdoshme).
 
Çfarë nevojitet për të përdorur "ProCredit Albania" App?

Mjafton që ju të keni shërbimin e internet banking në ProCredit Bank dhe të keni në telefonin tuaj aplikacionin e emërtuar "ProCredit Albania". Për të hyrë në aplikacion duhet të përdoret emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi që ju përdori për të hyrë në e-banking. 

Si ta shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj?

Këtë aplikacion mund ta gjeni në Apple Store apo Play Store, ose klikoni direkt në këto links (në varësi të aparatit tuaj celular):

Dëshironi më tepër informacion?

Ju mund të na kontaktoni në Qëndrën tonë të Kontaktit +355 42 389 389, ose e-mail: informacion@procredit-group.com