Njoftim për klientët! Përditësimi i dokumentit të identitetit

12/29/2021

Të ndëruar klientë, përditësimi i të dhënave tuaja është një proçes i domosdoshëm për të marrë shërbime bankare pranë degëve të bankës ProCredit Sh.A. 
Nëse dokumenti juaj i identifikimit është i skaduar, ju duhet që të sillni dokumentin e ri pranë bankës. Ju mund ta dërgoni të skanuar dokumentin tuaj të ri tek adresa e e-mailit id@procredit-group.com

Ju informojmë se banka është e detyruar që të pezullojë cdo shërbim bankar për klientët deri në momentin që do të dërgohet dokumenti i ri i vlefshëm i identifikimit në bankë.

Gjithashtu me qëllim që të rritet cilësia e shërbimit ndaj jush, ju këshillojmë që sa herë të ketë ndryshime tek të dhënat tuaja të kontaktit si: numër telefoni, adresa, email, të njoftohet banka sa më shpejt që të jetë e mundur. Përditësimi i të dhënave të klientëve mundëson që banka të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ta për të përmbushur sa më mirë kërkesat dhe nevojat e tyre për shërbime bankare.

Për çdo paqartësi, ju ftojmë të kontaktoni Qendrën tonë të Kontaktit nëpërmjet numrit të telefonit +35542389389 ose në adresën e e-mail informacion@procredit-group.com

Ju faleminderit,

ProCredit Bank SH.A