ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit dhe e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale për klientët tanë. Punojmë për të ofruar shërbim cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë.
Kërkojmë të rekrutojmë së jashtmi, staf në pozicionin:
Këshillues Biznesi
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjës në prezantimin e bankës para klientëve të rinj dhe ekzistues, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët e biznesit.
- Organizon dhe zhvillon takime me klientët e rinj.
- Analizon në mënyrë periodike zhvillimin e klientëve në portofol dhe bashkëpunimin e tyre me bankën. Bën propozime në komitetin e biznesit si edhe ndjek realizimin e vendimeve të marra në komitet për të gjithë klientët në portofol.
- Përgjegjës për ruajtjen dhe zhvillimin e një portofoli cilësor në terma ekspozimesh kredie si edhe shërbimesh të tjera bankare.
- Është iniciues dhe pjesëmarrës aktiv në komitetet e biznesit për klientët e portofolit të tij/saj, etj.
Kualifikimet e nevojshme:
- Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi mbi 2 vite.
- Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël.
- Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
- Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me klientin.
- Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
- Diplomë universitare (bachelor ose master).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
- Proaktiv, fleksibël dhe i hapur ndaj ndryshimeve.
Apliko duke dërguar CV-në tënde në: burime.njerezore@procredit-group.com me subjekt "Këshillues Biznesi".