Njoftim për Pozicion Vakant - Këshillues Biznesi

2/7/2023

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit dhe e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale për klientët tanë. Punojmë për të ofruar shërbim cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. 

Kërkojmë të rekrutojmë së jashtmi, staf në pozicionin:

Këshillues Biznesi

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës në prezantimin e bankës para klientëve të rinj dhe ekzistues, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët e biznesit.
  • Organizon dhe zhvillon takime me klientët e rinj.
  • Analizon në mënyrë periodike zhvillimin e klientëve në portofol dhe bashkëpunimin e tyre me bankën. Bën propozime në komitetin e biznesit si edhe ndjek realizimin e vendimeve të marra në komitet për të gjithë klientët në portofol.
  • Përgjegjës për ruajtjen dhe zhvillimin e një portofoli cilësor në terma ekspozimesh kredie si edhe shërbimesh të tjera bankare.
  • Është iniciues dhe pjesëmarrës aktiv në komitetet e biznesit për klientët e portofolit të tij/saj, etj.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi mbi 2 vite.
  • Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël.
  • Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
  • Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me klientin.
  • Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
  • Diplomë universitare (bachelor ose master).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
  • Proaktiv, fleksibël dhe i hapur ndaj ndryshimeve.

Apliko duke dërguar CV-në tënde në: burime.njerezore@procredit-group.com me subjekt "Këshillues Biznesi".