Njoftim për Shtyp: Rezultatet e Grupit ProCredit gjatë gjysmës së parë të vitit 2021

8/17/2021

Grupi ProCredit: përmirësim i dukshëm i rezultateve për gjysmën e parë të vitit 2021 me një rritje të fortë në vazhdimësi

•    Rritja e kredive për klientët me 7.7% dhe e depozitave të klientëve me 2.5%
•    Rritja e fitimit pas tatimit 68%; rezultati i konsoliduar prej 36.4 milionë Eurosh përfaqëson një kthim kapitali prej 9.1%
•    Ulja e shpenzimeve të provigjioneve çon në kosto për vit të rrezikut prej 10 pikësh bazë, me një përmirësim të cilësisë së portofolit
•    Rritja e të ardhurave neto nga interesi rezulton në përmirësim të ndjeshëm të raportit kosto-të ardhura në 64.4%
•    Siç u komunikua në korrik, Bordi Drejtues rrit parashikimin për kthimin e kapitalit për vitin 2021 në 8.0% - 9.5%
•    Dita e Parë e Tregjeve Kapitale do të mbahet virtualisht më 12 tetor 2021

Frankfurt am Main, 12 gusht 2021 - Grupi ProCredit, i cili është kryesisht aktiv në Evropën Juglindore dhe Lindore, raporton rezultate të forta për gjysmën e parë të vitit 2021. Portofoli i kredisë për klientët u rrit me 402 milionë Euro ose 7.7%, duke reflektuar edhe një herë normat e forta të rritjes të vërejtura në periudhat e mëparshme (TM1 2020: +255 milionë EUR ose 5.3%). Rezultati i konsoliduar u rrit me 68% në 36.4 milion Euro (TM1  2020: 21.7 milion EUR), duke përfaqësuar një kthim të përmirësuar ndjeshëm të kapitalit prej 9.1% (H1 2020: 5.5%). Bazuar në rezultatet e forta financiare për gjysmën e parë të vitit, më 23 korrik 2021, Bordi Drejtues e ngriti parashikimin e tij për kthimin e kapitalit për vitin financiar 2021 në 8.0% - 9.5% (më parë 6.0% - 7.5%).

Menaxhmenti i ProCredit merr një qëndrim pozitiv për rezultatet dhe perspektivat e gjashtëmujorit për grupin: “Jemi të kënaqur me këto rezultate dhe me mënyrën se sa mirë kanë mundur kolegët tanë që ta çojnë përpara strategjinë tonë të biznesit në kushte shumë të vështira të tregut. Pikat tona të forta kryesore vazhdojnë të qëndrojnë në marrëdhëniet e ngushta që kultivojmë me klientë të zgjedhur me kujdes, në aftësinë tonë për të menaxhuar rrezikun e kredisë në mënyrë efektive dhe në proceset tona të dixhitalizuara të biznesit. Ndërsa fillojmë të dalim nga pandemia e COVID-19, klientët tanë të bizneseve të vogla dhe të mesme (SME), të cilët janë kaq të rëndësishëm për rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike, po e shohin të ardhmen me gjithmonë e më shumë besim. Ne besojmë se bankat ProCredit mund të luajnë një rol qendror në mundësimin e suksesit të vazhdueshëm të këtyre klientëve. Prandaj, besojmë edhe më fort se është qasja jonë e qëndrueshme dhe jo ajo që bazohet te huadhënia agresive e kredive për konsumatorin dhe që dominon aktualisht tregjet tona, qasja që përbën rrugën e duhur drejt krijimit të një ndikimi kuptimplotë në ekonomitë dhe shoqëritë në zhvillim, duke gjeneruar në të njëjtën kohë  kthime të qëndrueshme për grupin ProCredit."

Rritja e portofolit të grupit ProCredit prej 402 milion Eurosh ose 7.7% i tejkaloi ndjeshëm shifrat e mira të rritjes së vitit të kaluar (TM1 2020: +255 milion Euro ose 5.3%). Të gjitha bankat ProCredit regjistruan norma të mira rritjeje prej të paktën 4.5%. Deri më 30 qershor 2021, portofoli i kredisë së gjelbër arriti në 1.1 miliardë Euro (31  dhjetor  2020:  1.0  miliardë Euro), që përfaqëson 19.1% të totalit të portofolit. Veçanërisht mirë vazhduan të zhvillohen financimet në segmentin e energjisë së rinovueshme.

Edhe depozitat e klientëve shënuan një rritje të mirë në gjysmën e parë të vitit 2021. Rritja e depozitave prej 123 milionë Eurosh ose 2.5% ishte afër nivelit të regjistruar për periudhën e mëparshme (TM1  2020: +113 milionë Euro, +2.6%). Rritja e depozitave ishte kryesisht në fushën e depozitave pa afat dhe depozitave të kursimit dhe mund t'i atribuohet veçanërisht biznesit tonë të drejtpërdrejtë bankar me klientët privatë.

Kostoja e ulët e riskut dhe rritja e të ardhurave nxisin përmirësimin e rezultateve
Fitimi pas tatimit prej 36.4 milion Eurosh përfaqëson një kthim neto kapitali prej 9.1%, një përmirësim i ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar (TM1  2020: 21.7 milion Euro ose 5.5%). Rritja prej 68% e rezultatit i atribuohet nga njëra anë kostos më të ulët të riskut dhe nga ana tjetër rritjes së të ardhurave operative prej 5.0 milion Eurosh. Baza e kostos ishte përsëri kryesisht e qëndrueshme, duke përmirësuar më tej raportin kosto-të ardhura në 64.4% (TM1 2020: 66.5%).

Cilësia e portofolit pati një përmirësim të lehtë gjatë gjysmës së parë të vitit 2021 në krahasim me fundin e vitit 2020. Deri më 30 qershor  2021, pjesa e kredive të  prekura ra në 2.5% (31 dhjetor 2020: 2.6%); pjesa e kredive në Fazën 2 ra me 0.5 pikë përqindje në 4.4%. Përveç kësaj, edhe shlyerjet e kredive të fshira u rritën në krahasim me vitin e kaluar. Këto zhvillime pozitive mbështetën uljen e ndjeshme të shpenzimeve për mbulimin e humbjeve me 13.0 milionë Euro në 2.7 milionë Euro në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM1 2020: 15.7 milionë Euro). Kostoja vjetore e rrezikut ishte 10 pikë bazë (gjashtëmujori i parë i vitit 2020: 64 pikë bazë).

Të ardhurat neto nga interesi ishin 103.2 milionë Euro, shifër që e tejkalonte atë të TM1 2020 prej 99.9 milionë Eurosh, kryesisht për shkak të rritjes së fortë të biznesit dhe stabilizimit të marzheve në të gjitha bankat e grupit ProCredit. Marzhi neto i interesit pati një rënie të lehtë nga viti i kaluar me 0.1 pikë përqindje në 2.8%, por u rrit me 0.2 pikë përqindje nga tremujori i parë i vitit 2021. Rritja e marzhit neto të interesit në tremujorin e dytë të vitit 2021 kontribuoi në një rritje të konsiderueshme të të ardhurave neto nga interesi prej 4.6 milionë Eurosh ose 8.5% në krahasim me tremujorin e parë. Me 24.1 milion Euro, të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet ishin mbi nivelin e regjistruar për vitin e kaluar (TM1 2020: 22.6 milion Euro).

Potenciali i shkallëzimit të modelit të biznesit të grupit ProCredit theksohet edhe më tej nga struktura e qëndrueshme e kostos e shoqëruar me rritjen e qëndrueshme të biznesit. Shpenzimet e personelit dhe ato administrative patën vetëm një rritje të lehtë me  0.5  milionë Euro në 83.3 milionë Euro në gjysmën e parë të vitit. Shpenzimet e personelit u rritën me 2.2%, ndërsa shpenzimet administrative patën një rënie të lehtë.

Bordi Drejtues rrit parashikimin për kthimin e kapitalit

Siç është komunikuar tashmë, bazuar në zhvillimet pozitive të gjysmës së parë të vitit dhe një pritshmëri ende të kujdesshme, por gjithnjë e më optimiste për gjysmën e dytë të 2021, Bordi Drejtues e rriti pritshmërinë e tij të fitimit për vitin financiar 2021 më 23 korrik 2021. Një kthim më i lartë i ekuitetit midis 8% dhe 9.5% (më parë 6.0% - 7.5%) pritet për vitin financiar 2021, me një kosto të reduktuar ndjeshëm të rrezikut në krahasim me vitin financiar 2020, dhe një raport kosto-të ardhura prej përafërsisht 65%. Kështu, raporti kosto-të ardhura do të ishte në fundin e poshtëm të korridorit prej 65% - 68% të parashikuar për vitin 2021 në Raportin Vjetor 2020. Rritja e portofolit të kredisë për klientët pritet të jetë sërish rreth 10%. Kjo nuk merr parasysh efektet e rëndësishme të monedhës.

Kapitalizimi vazhdon të jetë në nivele komode

Raporti i Kapitalit të Përbashkët 1 (CET1 i  plotë) që nga 30 qershor i vitit 2021 ishte 13.7%, pra më i lartë se në fund të 2020-shit (31 dhjetor 2020: 13.3%). Rezultati i konsoliduar për gjysmën e dytë të vitit 2020 është njohur në kapitalin e nivelit 1; por jo rezultati nga gjysma e parë e 2021. Rezultati nga gjysma e parë e 2021-shit do të njihet në kapitalin e Nivelit 1 nga tremujori i tretë i vitit 2021. Raporti i levës financiare prej 9.3% e tejkalon ndjeshëm mesataren e sektorit bankar.

Pagesa e dividentit prej 0.35 Euro për aksion ose 20.6 milionë Euro të planifikuara për tremujorin e katërt tashmë është zbritur plotësisht nga kapitali i nivelit 1.

Për shkak të rezultateve të përmirësuara financiare, Bordi Drejtues ka bërë parashikimin e tij për raportin e kapitalit të përbashkët të nivelit 1 (CET1 i ngarkuar plotësisht). Kështu, niveli tani pritet të tejkalohet me 13% deri në fund të vitit financiar 2021 (më parë rreth 13%).

Dita e Tregjeve Virtuale të Kapitalit për grupin ProCredit më 12 tetor 2021

Dita e parë e Tregjeve Kapitale për grupin ProCredit do të mbahet më 12 tetor 2021 në orën 14:00 CEST. Ngjarja do të zhvillohet në mënyrë virtuale dhe synon t'u japë analistëve dhe investitorëve të interesuar njohuri të thella mbi modelin e biznesit të grupit ProCredit. Informacioni i detajuar për Ditën e Tregjeve të Kapitalit 2021 do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të ProCredit Holding në seksionin e Marrëdhënieve me Investitorët në javët në vijim.

Raporti i ndërmjetëm për menaxhimin e grupit ProCredit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 është i disponueshëm duke filluar që sot në faqen e internetit të ProCredit Holding në seksionin e Marrëdhënieve me Investitorët në https://www.procredit-holding.com/en/investor-relations/reports-publications/finances-reports/


Kontakt:
Andrea Kaufmann, Group Communications, ProCredit Holding, Tel .: +49 69 951 437 138,
 E-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA
ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit ProCredit, e orientuar drejt zhvillimit, e cila përbëhet nga disa banka komerciale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME). Përveç fokusit të tij operacional në Evropën Juglindore dhe Lindore, Grupi ProCredit është gjithashtu aktiv në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin e Standardid Premium të Bursës së Frankfurtit. Aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshin investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (instrumenti investues për stafin e ProCredit), holandezi DOEN Participaties BV, Banka për Zhvillim KfW dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si kompani vartëse e grupit sipas Ligjit Bankar Gjerman, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal Mbikëqyrës Financiar Gjerman (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe nga Bundesbank gjermane. Për më shumë informacion, vizitoni: www.procredit-holding.com.

Deklaratat për të ardhmen
Kjo deklaratë për shtyp përmban disa deklarata në lidhje me zhvillimin e biznesit tonë dhe me performancën e tij financiare në të ardhmen, si dhe disa deklarata në lidhje me veprimet ose zhvillimet e ardhshme që ndikojnë tek ProCredit Holding dhe që mund të përbëjnë perspektivat e së ardhshmes. Deklarata të tilla bazohen në menaxhimin e pritshmërive aktuale dhe disa supozimeve specifike të ProCredit Holding, shumë prej të cilave janë jashtë kontrollit të ProCredit Holding. Prandaj ato janë objekt i një sërë risqesh, pasigurish dhe faktorësh. Nëse një ose më shumë nga këto risqe ose pasiguri materializohen, ose nëse pritshmëritë ose supozimet mbi të cilat janë ngritur ato rezultojnë të pasakta, atëherë rezultatet aktuale, performanca dhe arritjet (negative dhe pozitive) të ProCredit Holding mund të ndryshojnë ndjeshëm nga ato që shprehen apo nënkuptohen në perspektivat e së ardhmes. ProCredit Holding nuk merr përsipër asnjë detyrim për t'i përditësuar këto perspektiva të së ardhshmes apo për t'i korrigjuar ato në rast devijimesh nga zhvillimet e pritshme.