Paguaj me MasterCard online dhe në POS dhe merr mbrapsht 10% (max 50 euro) të shumës së transaksionit në llogari.

12/2/2020

Ju mund të blini dhe ndërkohë përfitoni shumën prej 10% të vlerës së pagesës që sapo keni kryer dhuratë, vetëm nëse përdorni kartën e debitit MASTER të bankës ProCredit. Paguani me kartë blerjet tuaja online dhe në POS, si brenda ashtu dhe jashtë vendit dhe përfitoni direkt 10% të shumës (max 50 euro), e cila ju kthehet mbrapsht në llogari.

Nga kjo fushatë përfitojnë të gjithë klientët të cilët kanë një kartë debiti individuale MASTER të bankës ProCredit.

  • Kohëzgjatja e fushatës: 02 dhjetor – 31 dhjetor 2020*
  • Shuma dhuratë do të kreditohet në llogarinë e lidhur me kartën menjëherë pas kryerjes së pagesës.
  • Janë të vlefshme të gjithë transaksionet online dhe POS në Shqipëri dhe jashtë saj

* Banka ka të drejtën të ndërpresë fushatën para përfundimit.