Për turizmin dhe hotelerinë: Investo dhe përfito 10% grant

3/3/2023

Aprovim kredie brenda 10 ditësh

Banka ProCredit në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ofron mundësi për të përfituar 10% të kredisë në formë granti. Nga kjo mundësi mund të përfitoni të gjithë ju biznese që operoni në fushën e hotelerisë dhe turizmit dhe keni dëshirë të investoni në asete fikse.

Ky është momenti më i mirë për të investuar dhe zgjeruar biznesin tuaj, duke përfituar njëkohësisht nga kushtet lehtësuese për financim që ofron banka ProCredit në partneritet me BERZH.

Për më tepër, Banka ProCredit mundëson aprovimin e kredisë shpejt, brenda 10 ditësh, duke krijuar kështu një tjetër avantazh të rëndësishëm.

Lista e aktiviteteve që mund të përfitojnë:

  • Aktivitete lidhur me akomodimin, si: hoteleri (hotele; hostele; bad and breakfast; banesa në shtëpi; parqet e pushimeve dhe vend kampimi; ose akomodimi në fermë dhe agroturizëm)
  • Aktivitete lidhur me turizmin e aventurës dhe rekreacionet: duke përfshirë turizmin e lidhur me sportin; turizmi i bazuar në natyrë (përfshirë ekoturizmin); ose turizmi kulturor.
  • Aktivitete lidhur me ushqimin dhe pijet si: restorantet; catering; ose bare & kafene, në çdo rast që operojnë në një zonë turistike.
  • Shërbimet e turizmit: duke përfshirë shoqatat e industrisë; shërbimet e marketingut; ose bizneset me pakicë, në çdo rast që operojnë në sektorin e turizmit ose në një zonë turistike.
  • Transporti turistik: duke përfshirë transportin rrugor të pasagjerëve (përfshirë makinat me qira, shërbimet e autobusëve); transporti i udhëtarëve në linjë ajrore; ose transporti ujor i udhëtarëve.
  • Agjensitë e udhëtimit ose operatorët turistikë.

 

Mund të aplikosh lehtësisht online dhe Këshilluesi i Biznesit do t'ju kontaktojë dhe informojë më tepër në lidhje me këtë mundësi investimi duke ju këshilluar në varësi të interesit tuaj.
 


Apliko këtu