ProCredit Holding AG & Co. KGaA shpall përfundimin e ndryshimit të përmendur në përbërjen e bazës së aksionarëve kryesorë

5/26/2023

Frankfurt am Main, 23 maj 2023 – Blerja e aksioneve të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (KNF) në ProCredit Holding AG & Co. KGaA dhe ProCredit General Partner AG nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e njoftuar me 17 mars 2023, ka përfunduar me sukses.

Sipas kushteve të marrëveshjes së blerjes së dy aksioneve, BERZH-i ka marrë 9.9% të aksioneve të KNF-së në ProCredit General Partner AG, që është partneri i vetëm i përgjithshëm i ProCredit Holding, si dhe pjesën e mbetur të KFN-së prej 5.06% të aksioneve të limituara të partnerëve në ProCredit Holding. Kështu, BERZHI-i zëvendëson KFN-në si aksionari kryesor i ProCredit Holding dhe tani mban 8.7% të kapitalit kryesor të grupit. Përveç BERZH-it, baza kryesore e aksionarëve të grupit përbëhet nga Zeitinger Invest, Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW), DOEN Participaties dhe ProCredit Staff Invest.

Hyrja e BERZH-it në bazën e aksionarëve kryesorë fuqizon më tej fokusin e grupit tek biznesi, në veçanti përkushtimin e tij ndaj orientimit për ndikimin dhe ofrimin e përgjegjshëm të shërbimeve bankare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme me theks tek Evropa Jugore dhe Evropa Lindore.

Hubert Spechtenhauser, Drejtuesi i Bordit Menaxhues të ProCredit General Partner AG, komentoi për këtë transaksion të suksesshëm: “Jemi shumë të kënaqur që tani mund ta mirëpresim zyrtarisht BERZH-in si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në rrethin e aksionarëve kryesorë dhe investitorëve strategjikë. Ne kemi punuar bashkë në të kaluarën për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Evropën Jugore dhe Evropën Lindore. Prandaj, jemi të bashkuar në avancimin e misionit tonë që të kemi ndikim pozitiv ekonomik dhe social tek vendet në sferat tona përkatëse të aktivitetit. Në të njëjtën kohë, do të donim t’i zgjeronim më tej nismat tona për të luftuar ndryshimet klimatike bashkë në mbështetje të arritjes së qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Do të donim ta falenderonim shprehimisht KFN-në për mbështetjen e çmuar. Si aksionar kryesor, ka luajtur një rol jetik në zhvillimin e grupit që nga fillimi”.

ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me bazë në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit të orientuar nga zhvillimi, ProCredit, që përbëhet nga banka komerciale për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NMV). Përveç fokusit të vet operativ në Evropën Jugore dhe Evropën Lindore, Grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionaret kryesorë të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (mjeti investues për stafin e ProCredit), KfW, Dutch DOEN Participaties BV dhe, rishtazi, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si kompani e superordinuar në përputhje me Ligjin e Bankave të Gjermanisë dhe si kompania financiare mëmë e grupit financiar ProCredit, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar Federal i Gjermanisë (BaFin) dhe Deutsche Bundesbank. Për më shumë informacion, vizitoni: www.procredit-holding.com.