ProCredit Holding AG: Konvertimi në shoqëri aksionare përfundoi me sukses

9/29/2023

Frankfurt am Main, 27 shtator 2023 – Kompania mëmë e grupit ProCredit, një grup i orientuar drejt zhvillimit, ka përfunduar me sukses transformimin e formës së saj juridike në atë të një korporate aksionare (AG). Ky konvertim u përmbyll me regjistrimin sot të ProCredit Holding AG në regjistrin tregtar (27 shtator 2023). Në Takimin e Përgjithshëm Vjetor, të mbajtur më 5 qershor 2023, ishte vendosur paraprakisht me shumicën dërrmuese miratimi i ndryshimit të formës juridike. Ky kalim në formën e një korporate aksionare ka për qëllim të rrisë më tej pranimin e investitorëve, veçanërisht midis pjesëmarrësve të tregut ndërkombëtar, duke thjeshtuar në të njëjtën kohë strukturën e korporatës. Fokusi i biznesit i ProCredit Holding, dhe në veçanti fokusi i tij në Evropën Juglindore dhe Lindore, si dhe përkushtimi i grupit për t'u orientuar nga ndikimi që ka aktiviteti ynë do të vazhdojnë të jenë të njëjtët.

Konvertimit në një korporatë aksionare, i cili përfundoi sot, u parapri nga një analizë e detajuar. Ky proces u udhëhoq gjatë gjithë kohës nga premisa se grupi ProCredit do të ruajë misionin e tij unik për zhvillim dhe orientimin e tij fitimprurës, si dhe fokusin e tij rajonal në Evropën Juglindore dhe Lindore. Grupi ProCredit shpreson që transformimi në një strukturë korporative më të njohur ndërkombëtarisht ta ndihmojë kompaninë për t'u bërë edhe më tërheqëse për një rreth më të gjerë investitorësh potencialë. Përveç kësaj, shndërrimi në shoqëri aksionare mundëson edhe thjeshtimin dhe integrimin e strukturës së saj organizative. Ndryshe nga KGaA-ja, bordi mbikëqyrës i një korporate aksionare ka funksionin e emërimit dhe shkarkimit të bordit drejtues. Kështu, përmes zgjedhjes së bordit mbikëqyrës, aksionarët e një korporate aksionare rifitojnë ndikimin tek menaxhmenti.

Transformimi në shoqëri aksionare nuk sjell ndonjë ndryshim në rrethin ekzistues të aksionarëve. Aksionarët me statusin e partnerëve të kufizuar zotërojnë, në momentin e konvertimit, të njëjtën sasi dhe numër aksionesh në ProCredit Holding AG që zotëronin edhe më parë në ProCredit Holding AG & Co. KGaA. Vetë aksionarëve partnerë nuk u lind nevoja të ndërmarrin asnjë veprim për shkak të ndryshimit të formës juridike, pasi ata bëhen automatikisht aksionarë të shoqërisë aksionare që vazhdon të jetë e listuar në tregun e rregulluar (Prime Standard).

Hubert Spechtenhauser, Kryetar i Bordit Drejtues të ProCredit Holding AG, komenton: "I orientuar drejt ndikimit, grupi ProCredit ndjek një model unik biznesi. Ofrimi i shërbimeve bankare me ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor në vendet ku ne operojmë është sot më i rëndësishëm se kurrë më parë. Ne jemi të bindur se konvertimi i formës juridike nga një KGaA në AG është mënyra e duhur për të vazhduar historinë e suksesit të ProCredit. Ajo çka është veçanërisht kënaqësi është fakti që arritëm ta bëjmë kaq shpejt konvertimin pas vendimit përkatës në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të datës 5 qershor 2023, dhe dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që na mbështetën në këtë proces."

 

Kontakt:

Andrea Kaufmann, Group Communications, ProCredit Holding, Tel.: +49 69 951 437 138,

E-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com

 

Rreth ProCredit Holding AG

ProCredit Holding AG, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit ProCredit të orientuar drejt zhvillimit, i cili përbëhet nga banka komerciale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME). Përveç fokusit të tij operacional në Evropën Juglindore dhe Lindore, grupi ProCredit është gjithashtu aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG përfshijnë investitorët strategjikë Zeitinger Invest GmbH dhe ProCredit Staff Invest GmbH & Co KG (instrumenti i investimit për stafin e ProCredit), KfW, DOEN Participaties BV holandeze dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si kompani e mbikëqyrur e grupit sipas Ligjit Gjerman të Bankave dhe si kompani financiare mëmë e grupit ProCredit, ProCredit Holding AG mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare Gjermane (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin dhe) Bundesbanka Gjermane. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.procredit-holding.com/