Raporti i Ndikimit për vitin 2022 | ProCredit Holding

3/28/2023

Nëpërmjet disa nismave të rëndësishme gjatë vitit 2022 Grupi ProCredit vazhdon të zgjerojë profilin e tij të qëndrueshmërisë.

 

  • Publikimi i Raportit të Ndikimit për vitin financiar 2022
  • Emetimet e CO2 (objektivi 1 dhe objektivi 2) u pakësuan në masën 44% që nga viti 2018
  • Realizimi në masën 20% të portofolit të kredive të gjelbra; objektivi i ri në planin afatmesëm është 25%.
  • Anëtarësimi në Marrëveshjen Globale të Kombeve të Bashkuara (United Nations Global Compact UNGC) për qeverisje të përbashkët, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
  • Anëtarësimi në Aleancën Bankare Net-Zero (Net-Zero Banking Alliance NZBA) dhe angazhimi për reduktimin në të ardhmen të emetimeve afatshkurtra dhe afatgjata bazuar në  Net-Zero Standard of the Science Based Targets initiative (SBTi)
  • Zbatimi i Strategjisë Gjithëpërfshirëse Plastike; anëtar i Grupit Lider të Financave për Plastikën (Finance Leadership Group on Plastics).
  • Vazhdon të jetë një partner i besueshëm për SME-të në Ukrainë

Frankfurt am Main, 23 Mars 2023 - Grupi ProCredit, i cili e ushtron aktivitetin e tij kryesisht në Evropën Juglindore dhe Lindore, i kushton një rëndësi të madhe jo vetëm plotësimit të kërkesave  të klientit, por edhe ndikimit të aktivitetit të tij në shoqëri dhe mjedis. Grupi është i vendosur të raportojë në vazhdimësi për rezultatet dhe nismat kryesore të ESG në përputhje me standardet e Iniciativës Globale të Raportimit (Global Reporting Initiative GRI). Gjithashtu përveç respektimit të këtyre standardeve dhe mbështetjes së Objetivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDG), gjatë përgatitjes së Paketës së Raportit të Ndikimit për vitin 2022 u morën në konsideratë iniciativa të tjera vullnetare si p.sh. Pakti Global i OKB-së, Parimet për Bankat Përgjegjëse (UNEP-FI) dhe Partneriteti për Financat e Kontabilitetit të Karbonit (PCAF). Në Raportin e tij, Grupi ProCredit përcakton edhe hapat e rëndësishëm që duhen ndjekur me qëllim zbatimin e strategjisë së tij gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë.

 

Në vitin 2022, Grupi ProCredit shënoi arritje të rëndësishme në zbatimin e strategjisë të qëndrueshmërisë. Në periudhën 2018-2022 emetimet e tij të CO2 (objektivi 1 dhe objektivi 2) u ulën me një total prej 44%. Në lidhje me portofolin e kredive të gjelbra, objektivi afatmesëm prej 20% u arrit gjatë vitit të kaluar. Këto kredi shkuan për financimin e : 49.8% të projekteve të efikasitetit të energjisë, 32.5% të investimeve të energjisë së rinovueshme dhe 17.7% të politikave miqësore me mjedisin. Financimi i projekteve të energjisë së rinovueshme në vitin 2022 reduktoi ekuivalentët e gazrave serrë (emetimet GHG) me një total prej 144.7 kilotonësh. Pas rregullimit të portofolit ukrainas, pjesa e kredive të papaguara në vitin 2022 mbeti e qëndrueshme në një nivel prej 2.4%. Një rezultat i tillë, i cili përfshin një vlerësim gjithëpërfshirës të ESG, tregon qartë  cilësinë e qasjes holistike të Grupit ProCredit ndaj rrezikut të kredisë.

 

Me standardet e tij të larta dhe me një qasje të harmonizuar ndaj qëndrueshmërisë, Grupi ProCredit dallon nga konkurrentët e tij. Kjo qasje është e dukshme, përvec aspekteve të tjera, në kërkesat strikte me karakter ekologjik dhe etik në zgjedhjen e ofruesve të shërbimeve, si dhe furnizuesit dhe partnerët e tjerë të biznesit. Gjithashtu të njëjtat standarte të një niveli shumë të lartë aplikohen edhe gjatë vlerësimit të rrezikut mjedisor dhe social të kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs).

 

Në vitin 2022, Grupi ProCredit iu bashkua Aleancës Bankare Net-Zero të OKB-së (UN’s Net-Zero Banking Alliance NZBA), duke riafirmuar angazhimin e tij për një të ardhme miqësore ndaj klimës dhe me objektiviv drejt emetimeve net-zero. Anëtarët e NZBA janë angazhuar, ndër të tjera, që deri në vitin 2050 të cojnë emetimet e operacioneve të tyre drejt net-zero. Një angazhim i tillë është në përputhje me qëllimet ambicioze të Marrëveshjes së Parisit për Klimën (Paris Climate Agreement). Përveç kësaj, si pjesë e Business Ambition për 1.5°C dhe fushatës së UNFCCC Race to Zero, Grupi ProCredit është angazhuar të vendosë standarte të reja në reduktimet e ardhshme të emetimeve afatshkurtra dhe afatgjata duke përdorur Standardin Net - Zero të Iniciativës së Objektivave të Bazuara në Shkencë (Net-Zero Standard of the Science Based Targets initiative SBTi). Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar një moment i rëndësishëm ishte bashkimi me iniciativën vullnetare të OKB-së Global Compact, e cila konsiderohet si iniciativa më e madhe dhe më e rëndësishme në botë për qeverisje të përbashkët, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

 

Gjithashtu gjatë këtij viti u shënua edhe një përparim i mëtejshëm në luftën kundër ndotjes nga materialet plastike. Në lidhje me këtë, Strategjia Plastike (Plastic Strategy) e Grupit ProCredit, e cila u prezantua në vitin 2020, u zbatua plotësisht në vitin 2022. Angazhimi i Grupit në përpjekjet për parandalimin e ndotjes nga materialet plastike reflektohet edhe në anëtarësimin e tij në Finance Leadership Group on Plastic.

 

Një komponent i rëndësishëm në strategjinë e qëndrueshmërisë së Grupit, janë edhe vetë punonjësit e tij. Sidomos në kuadër të sfidave me karakter global të viteve të fundit  sic ishte pandemia COVID-19 si dhe agresioni rus kundër Ukrainës, shëndeti dhe siguria e stafit të Grupit ProCredit mbetën prioritetet e tij kryesore. Kështu, ambientet e Akademisë ProCredit ofruan strehim të sigurt për kolegë të shumtë nga Ukraina së bashku me familjet e tyre, duke shtuar se mbështetja individuale dhe trajnimi i mëtejshëm për punonjësit është një aspekt mjaft i rëndësishëm për menaxhimin e situatës. Gjatë periudhës raportuese, stafit iu ofruan rreth 494,000 orë trajnim e cila korrespondon me afërsisht 17 ditë për punonjës dhe është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar. Fokusi këtë vit do të jetë veçanërisht larmia dhe përfshirja duke promovuar një perspektivë globale dhe duke fuqizuar vlerat e përbashkëta brenda Grupit ProCredit.

 

Suksesi i strategjisë së qëndrueshmërisë në vitin 2022 i atribuohet një sërë nismave. Numri i  makinave elektrike dhe i atyre hibride plug-in në flotën e automjeteve të kompanisë u zgjerua më tej në masën 52.4%. Përveç kësaj, 272 stacione të karikimit elektrik të aksesueshëm për publikun janë tashmë në funksion; këto janë lehtësisht të lokalizuara duke përdorur një aplikacion që është zhvilluar nga ProCredit dhe është i disponueshëm në çdo dyqan aplikacionesh. Në vitin 2022 sistemet fotovoltaike të grupit prodhuan gjithsej 428 MWH, një rritje prej 11% krahasuar me vitin e kaluar. Për më tepër, Grupi ProCredit ka ruajtur shkallën e riciklimit 100% për mbetjet e letrës dhe mbetjet elektronike. Përveç kësaj, 39% e furnizuesve të Grupit ProCredit tashmë klasifikohen si furnizues të qëndrueshëm. Gjithashtu, në përgjigje të akuzave për punë të detyruar në lidhje me prodhimin e paneleve diellore në rajonin Xinjiang të Kinës, në vitin 2022 u aplikua një direktivë për optimizimin e vendimeve të kredisë për të gjithë Grupin. Tashmë në vitin 2021, ProCredit vendosi të ndalojë financimin e projekteve që përfshijnë pajisje të tilla në përgjigje të trajtimit tashmë të kritikuar ndërkombëtarisht të pakicës Myslimane Ujgure nga Republika Popullore e Kinës.

 

"Që prej krijimit të tij, Grupi ProCredit ka patur si qëllim të ketë një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv në ekonomitë dhe shoqëritë ku ai operon", thekson Hubert Spechtenhauser, Kryetar i Bordit Drejtues të ProCredit General Partner AG. "Raporti i Gjashtë i Ndikimit të Grupit dhe iniciativat e shumta të listuara në të, vënë në dukje se si qëndrueshmëria është një pjesë themelore e modelit të biznesit të Grupit ProCredit. Gjithashtu, edhe vazhdimi i financimit të investimeve të gjelbra dhe projekteve energjetike në mbështetje të sektorit të SME-ve, është një çështje me rëndësi të madhe për ne."

 

Duke pasur parasysh hapësirën gjeografike, tregjet e Evropës Jug-Lindore dhe asaj Lindore duke përfshirë dhe Ukrainën ku Grupi ProCredit ka shtrirë aktivitetin e tij, viti financiar 2022 u dominua gjithnjë e më shumë nga konflikti ushtarak si pasojë e agresiont rus kundër Ukrainës. Duke parë vitin e kaluar dhe situatën aktuale në Ukrainë, Kryetari i Bordit Drejtues Hubert Spechtenhauser thekson: "Ne vazhdojmë t'i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me shqetësim, por edhe me optimizëm. Sigurisht, siguria dhe mirëqenia e punonjësve tanë në Ukrainë ka qenë gjithmonë përparësia jonë kryesore. Megjithë tronditjen dhe ndikimin emocional që ka shkaktuar  pushtimit rus, kolegët tanë në Ukrainë ishin në gjendje të punonin pa ndërprerje dhe të ndihmonin vendin të mbronte sovranitetin e tij. Duke parë përpara, ne duam të mbetemi një partner i besueshëm për klientët tanë të SME-ve në Ukrainë dhe, shpresojmë që së shpejti, t'i mbështesim ata në rindërtimin dhe zgjerimin e biznesit të tyre."

 

Paketa e Raportit Të Ndikimit 2022 përbëhet nga dy pjesë. Vetë Raporti i Ndikimit ofron një pasqyrë të detajuar të strategjisë së qëndrueshmërisë së ProCredit Holding si dhe performancës së tij të qëndrueshmërisë, iniciativave dhe qëllimeve për të ardhmen. Raporti i Ndikimit plotësohet nga një pasqyrë e të dhënave që synon të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme cilësinë e raportimit dhe të përmirësojë krahasueshmërinë e tij. Paketën e Raportit të Ndikimit 2022 të Grupit ProCredit, si dhe Raportin Vjetor 2022, mund ta gjeni që nga sot në faqen e internetit të ProCredit Holding në seksionin e Marrëdhënieve me Investitorët në Raporte dhe Publikime.

 

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA

ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e Grupit ProCredit me orientim zhvillimi, i cili përbëhet nga disa banka tregtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME). Përveç fokusit të saj në Evropën Juglindore dhe Lindore, Grupi ProCredit është gjithashtu aktiv në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në sektorin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Grupi i aksionerëve të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshin investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (Instrument investimi për stafin e ProCredit), grupet holandeze të DOEN BV, KfW dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si kompani e bashkëngjitur e grupit sipas German Actin Bank, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal Gjerman i Mbikëqyrjes Financiare (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Banka Gjermane (German Bundesbank). Për më shumë informacion, vizitoni: www.procredit-holding.com.

 

Reference: https://www.procredit-holding.com/wp-content/uploads/2023/03/2022-Impact-Report_L.pdf?t=1679993910