Rezultatet financiare për vitin 2022 | ProCredit Holding

3/28/2023

Vitin 2022 Grupi ProCredit  e mbylli me një rezultat të financiar të mirë dhe rentabilitet të kënaqshëm, si dhe me një projeksion të Return of Equity për vitin 2023 në masën prej 6-8%.

 

  • Rezultati i grupit 16.5 milionë Euro (RoE në 1.9%) përfshin 86.7 milionë Euro në provizione për portofolin e kredisë ukrainase
  • Të ardhurat operative mbi 21% me ecuri pozitive të marzhit neto të interesit
  • Parametrat e ecurisë së Grupit duke mos përfshirë Ukrainën janë : 7.8% RoE, rritja e portofolit 6.9%, nivel i qëndrueshëm i kredive të papaguara në masën 2.4%
  • Raporti Kosto - Të Ardhura në kuadër të objektivit afatmesëm ishte afërsisht 60%, pa marrë në konsideratë efektin nga kriza në Ukrainë (64.0% sipas të dhënave financiare)
  • Pjesa e kredive të gjelbra e tejkaloi objektivin e mëparshëm afatmesëm në masën prej 20%
  • Veprimet bankare ne rrugë dixhitale për klientët u pasua me një rritje të depozitave në masën 13.5%
  • Raport komod i Common Equity Tier 1 (CET1) prej 13.5% dhe Leverage Ratio prej 8.9%
  • Parashikim pozitiv afatshkurtër, edhe pse në kushte të pafavorshme makroekonomike; parashikimi afatmesëm RoE u rrit në rreth 12%

 

Frankfurt am Main, 23 Mars 2023 - Grupi ProCredit, i cili e shtrin aktivitetin e tij kryesisht  në Evropën Juglindore dhe Lindore, e mbylli vitin financiar 2022 me një rezultat solid financiar prej 16.5 milionë Euro, i cili përfaqëson një kthim në kapital (RoE) prej 1.9%. Pa marrë në konsideratë ProCredit Bank Ukraine, grupi arriti një kthim në kapital (RoE) prej 7.8%. Për shkak të ecurisë pozitive të fluksit të të ardhurave dhe përmirësimit të rezultatit të Grupit ProCredit,duke mos përfshirë Ukrainën, të ardhurat operative u rritën me 21% nga viti në vit. Raporti  Kosto - Të Ardhura pati një përmirësim të lehtë në masën 64.0%; megjithatë, duke marrë në konsideratë efeket e konfliktit në Ukrainë, është me 60.8% në intervalin e objektivit afatmesëm deri në masën 60%. Rezultati përfshin një rritje të humbjeve në vlerën prej 104.6 milionë Euro të shkaktuara në vitin 2022, kryesisht në portofolin e kredisë ukrainase. Kreditë e gjelbërta përbënin më shumë se 50% të rritjes totale të portofolit dhe tani përfaqësojnë mbi 20% të portofolit të përgjithshëm. Gjithashtu një tregues i fuqizimit të mëtejshëm të Grupit ProCredit në Evropën Juglindore dhe Lindore është dhe rritja e fuqishme e Depozitave në vlerën prej 748 milionë Euro ose 13.5%. Bazuar në këto zhvillime thelbësisht pozitive, Bordi Drejtues e rriti objektivin afatmesëm të RoE në rreth 12% dhe sheh një potencial për një raport Kosto - Të Ardhura prej rreth 57%. Edhe pse në kushte të pafavorshme makroekonomike për vitin 2023, RoE pritet të përmirësohet në 6-8%.

 

Portofoli i kredisë së grupit u rrit me 183 milionë Euro ose 3.1% (2021: +670 milionë EURO ose 12.8%), dhe më shumë se 50% të kësaj rritjeje e zënë kreditë e gjelbra. Në vitin 2022, grupi arriti objektivin e tij afatmesëm të një pjese prej 20% të kredive të gjelbërta në portofolin e përgjithshëm. Norma e rritjes së kredisë nqs nuk do të përfshihej dhe rënia në portofolin e kredisë në Ukrainë në vlerën 174 milionë Euro, do të ishte 6.9%. Depozitat u rritën me 748 milionë EURO ose 13.5% (2021: +643 milionë Euro ose 13.1%), të nxitura si nga SME-të ashtu edhe nga klientët privatë.

 

Për më tepër, Grupi ProCredit arriti rezultate të rëndësishme në zbatimin e strategjisë së tij të qëndrueshmërisë, duke demonstruar një reduktim në masën 44% të emetimeve të CO2 të grupit (Objektivi 1 dhe Objektivi 2) që prej vitit 2018.

 

 

Bazuar në ecurinë pozitive të flukseve të të ardhurave  dhe të gjitha bankave të Grupit, pa përfshirë Ukrainën, u shënua një rritje e fuqishme e të ardhurave operative.

 

Të ardhurat operative të Grupit u rritën me 58.0 milionë Euro ose 20.6% në 339.8 milionë Euro (2021: 281.9 milionë EURO) ku një ndikim të madh kanë të ardhurat neto nga interesi, të ardhurat neto nga tarifat si dhe komisionet dhe të ardhurat e tjera operative. Përveç ProCredit Bank Ukraine, të gjitha bankat ProCredit raportuan rezultate pozitive, ku shumica e tyre treguan një rritje të dukshme të fitimit dhe një efikasitet të kostos krahasuar me vitin e kaluar.

 

Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 42.6 milionë Euro ose 19.2% në 264.6 milionë Euro (2021: 222.0 milionë Euro). Marzhi neto i interesit u rrit me 25 pikë bazë në 3.1% kryesisht si rezultat i marzheve të qëndrueshme të kreditimit dhe normave më të larta të interesit. Në tremujorin e katërt të vitit 2022, marzhi neto i interesit arriti në 3.3%.

 

Në 54.7 milionë Euro, tarifa neto dhe të ardhurat e komisionit ishin 7.6% mbi nivelin e regjistruar në vitin e kaluar (2021: 50.9 milionë Euro). Të ardhurat nga biznesi i transaksioneve dhe kartave patën një ecuri pozitive. Në rezultatin e përgjithshëm të ardhurat e tjera operative neto kontribuan në vlerën 20.5 milionë Euro, nga 11.5 milionë Euro krahasuar me vitin e kaluar (2021: 9.0 milionë Euro). Rezultati nga transaksionet valutore tregoi një rritje veçanërisht të fortë prej 5.6 milionë Euro ose 30.4%.

 

Shpenzimet e personelit dhe ato administrative u rritën me 36.6 milionë Euro. Rritja e këtyre shpenzimeve u shkaktua kryesisht nga rritja e kostove të stafit, IT, marketingut dhe udhëtimeve, si dhe e shpenzimeve të jashtëzakonshme kryesisht të lidhura me luftën në Ukrainë. Disa artikuj të vecantë arritën në minus 10.2 milionë Euro. Kjo kryesisht përfshin shpenzime shume specifike ligjore, shpenzimet e konsulencës dhe auditimit, zhvlerësimin e pronës, impianteve dhe pajisjeve në Ukrainë, zhvlerësimin e vullnetit të mirë dhe një efekt pozitiv nga rivlerësimi i derivateve.

 

Raporti Kosto-Të Ardhura pati një përmirësim të lehtë në 64.0% (2021: 64.2%). Sidoqoftë, duke mos marrë në konsideratë artikujt e vecantë pozitivë dhe negativë të përmendur më lart, raporti Kosto - Të Ardhura ishte 60.8%.

 

 

Cilësi e qëndrueshme e portofolit jashtë Ukrainës; përmirësim në uljen e humbjeve ndërmjet bankave gjatë Tremujorit të Katërt

 

Volumi i kredive të papaguara jashtë Ukrainës mbeti i qëndrueshëm nga viti në vit në një nivel shumë të mirë prej 2.4% (2021: 2.4%). Në Ukrainë, ky tregues u rrit me mbi 10 pikë përqindjeje në 11.9%, dhe kjo për shkak të transferimeve periodike për kredi për klientët në territoret aktualisht të pushtuara. Kompensimet e humbjeve për vitin financiar arritën në 104.6 milionë Euro (2021: 6.5 milionë Euro), nga të cilat 86.7 milionë Euro i atribuohen portofolit ukrainas. Gjithashtu, në lidhje me bankat jashtë Ukrainës, për të llogaritur skenarët e mundshëm të pafavorshëm makroekonomikë, veçanërisht në lidhje me inflacionin dhe rritjen e çmimeve të energjisë, në vitin financiar u planifikuan kompensime shtesë (kompensime të menaxhimit) në një vlerë prej 28.9 milionë Euro. Në të njëjtën kohë, kompensimet e menaxhimit të rezervuara për COVID-19 në vitin 2020, u kthyen në vitin financiar pasi rreziqet e identifikuara nuk u materializuan, duke rezultuar në një clirim prej 16.4 milion Euro. Kostoja e riskut për bankat jashtë Ukrainës arriti në 17.8 milionë EURO, që korrespondon me 33 pikë bazë.

 

Në sajë të implementimit të procesit të dixhitalizimit dhe centralizimit, ProCredit Bank Ukrainë vazhdon të operojë e pashqetësuar dhe në normalitet të plotë. Kapitalizimi dhe pozicioni financiar i bankës mbeten solide. Megjithëse dëmtimet në kolateralin e kredisë ose aseteve të tjera operative të klientëve të ProCredit aktualisht është relativisht i kufizuar, lufta e vazhdueshme dhe veçanërisht shkatërrimi i furnizimit me energji dhe infrastrukturës tjetër paraqesin vështirësi të vazhdueshme për popullsinë dhe bizneset lokale.

 

 

Bordi drejtues prezanton strategjinë për vitin 2023 dhe në planin afatmesëm

 

Pavarësisht ecurisë qe mund të ketë agresioni rus në Ukrainë, Bordi Drejtues i konsideron kushtet e biznesit për vitin financiar 2023 thelbësisht të mira. Pavarësisht një parashikimi për kushte jo të favorshme makroekonomike, Bordi Drejtues pret që portofoli i kredisë të ketë një rritje në intervalin një-shifror. Si pasojë e situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë, kostoja e rrezikut vlerësohet deri në 70 pikë bazë, me një kthim të kapitalit të pritur (RoE) në intervalin 6-8%. Raporti Kosto - Të Ardhura pritet të jetë në nivelin e raportuar për vitin 2022. Raporti i kapitalit CET1 pritet të jetë në një nivel solid prej mbi 13% në fund të vitit 2023, me një Raport të Levës (Leverage Ratio) prej rreth 9%.

 

Bazuar në performancën e përgjithshme të mirë të bankave ProCredit dhe vlerësimin e situatës në Ukrainë, drejtuesit e Grupit ProCredit rritën objektivin afatmesëm për kthimin e kapitalit (CoE) nga rreth 10% në rreth 12%. Ky orientim nuk merr parasysh mundësinë e ndonjë zhvillimi të rëndësishëm në Ukrainë. Synimi afatmesëm për raportin Kosto - Të Ardhura është vendosur në rreth 57% (duke përjashtuar one-time effect). Portofoli i kredisë së klientit të Grupit pritet të rritet në intervalin e përqindjes së mesme deri në maksimumin një shifror në vit në vitet e ardhshme, ndërsa kreditë e gjelbërta në afat të mesëm duhet të arrijnë një pjesë prej 25% të portofolit të përgjithshëm.

 

Raporti Vjetor i Grupit ProCredit 2022 dhe Raporti i Ndikimit 2022 mund t’i gjeni në seksionin e Marrëdhënieve me Investitorët në faqen e internetit të ProCredit Holding te Raporte dhe Publikime. Paketa e Raportit të Ndikimit 2022 përbëhet nga dy pjesë. Vetë Raporti i Ndikimit ofron një pasqyrë të detajuar të strategjisë së qëndrueshmërisë së ProCredit Holding si dhe performancës së saj të qëndrueshmërisë, iniciativave dhe qëllimeve për të ardhmen. Raporti i Ndikimit plotësohet nga një pasqyrë e të dhënave që synon të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme cilësinë e raportimit dhe të përmirësojë krahasueshmërinë e tij.

 

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA

ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e Grupit ProCredit me orientim zhvillimi, i cili përbëhet nga disa banka tregtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME). Përveç fokusit të saj në Evropën Juglindore dhe Lindore, Grupi ProCredit është gjithashtu aktiv në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në sektorin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Grupi i aksionerëve të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshin investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (Instrument investimi për stafin e ProCredit), grupet holandeze të DOEN BV, KfË dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si kompani e bashkëngjitur e grupit sipas German Actin Bank, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal Gjerman i Mbikëqyrjes Financiare (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Banka Gjermane (German Bundesbank). Për më shumë informacion, vizitoni: www.procredit-holding.com.

 

Deklaratat largpamëse

Ky njoftim për shtyp përmban deklarata në lidhje me zhvillimin tonë të ardhshëm të biznesit dhe performancën financiare, si dhe deklarata në lidhje me veprimet ose zhvillimet e ardhshme që ndikojnë në ProCredit Holding të cilat mund të jenë deklarata largpamëse. Deklarata të tilla bazohen në menaxhimin e pritshmërive aktuale të ProCredit Holding dhe supozimeve specifike, shumë prej të cilave janë jashtë kontrollit të ProCredit Holding. Prandaj ato i nënshtrohen një morie rreziqesh, pasigurish dhe faktorësh. Nëse një ose më shumë nga këto rreziqe ose pasiguri materializohen, ose nëse pritshmëritë ose supozimet themelore rezultojnë të pasakta, atëherë rezultatet, performanca dhe arritjet aktuale (si negative ashtu edhe pozitive) të ProCredit Holding mund të ndryshojnë ndjeshëm nga ato të shprehura ose të nënkuptuara në deklaratën largpamëse. Përtej kërkesave ligjore, ProCredit Holding nuk ndërmerr asnjë detyrim për të përditësuar këto deklarata largpamëse apo për t'i korrigjuar ato në rast devijimesh nga zhvillimi i pritshëm.

 

Referencë: https://www.procredit-holding.com/wp-content/uploads/2023/03/2022-FY-Results-presentation.pdf?t=1679993910