Transferta Ndërkombetare

FlexSave

Në çdo kohë ju mund të urdhëroni transferta ndërkombëtare tek partnerët tuaj të biznesit, të cilat mundësohen në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nëpërmjet një sistemi ndërkombëtar pagesash që përfshin Bankat Korrespondente të ProCredit Bank.

Banka ProCredit Gjermani, shërben si bankë korrespondente për transfertat ndërkombëtare si hyrëse ashtu edhe dalëse, duke siguruar përfitime për ju dhe për partnerët tuaj të biznesit

Për Transferta Dalëse përfitoni:

  • Komisione fikse për çdo transfertë në EUR/ USD të urdhëruar nga e-banking (duke selektuar tipin e komisionit
    • Komisionet janë të ndara (“share”)
    • Komisionet paguhen nga përfituesi ("beneficiary")
    • Komisionet paguhen të gjitha nga dërguesi (our).
  • Transferta  të shpejta dhe të sigurta,
  • Mundësi për dërgimin e dokumentit të SWIFT-it në mënyrë automatike në adresën tuaj elektronike, pa komision shtesë.

Per t’u njohur më shumë mbi afatet e procesimit të transfertave  klikoni këtu

Për Transferta Hyrëse përfitoni:

  • 0  Komision për transferta hyrëse (për të gjitha tipet e komisioneve - “beneficiary”, "share” dhe "our") permes Procredit Shqiperi
  • Transferta të shpejta dhe të sigurta me kohë procesimi nga ProCredit Bank Shqipëri brenda ditës, ose maksimumi "datë valutë+1", që nga momenti i nisjes.

Informacioni që i nevojitet dërguesit të fondeve në mënyrë që të përfitoni nga këto kushte gjendet duke plotësuar instruksionet me detajet e nevojshme.

Për t'u njohur me kushtet e punës për shërbimet e transfertave ndërkombëtare ju ftojmë të vizitoni ''Kushtet e Punës''.